Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet të ketë sulmuar seksualisht një grua.
Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorisë është dërguar në mbajtjë, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“SULM SEKSUAL-Gjakovë 16.07.2023 – 11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.


