Javën e ardhshme pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorëve, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Lajmin e ka njoftuar emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai ka thënë se tashmë është duke e përgatitur mbajtjen e këtij takimi.
Lajçak është shprehur i lumtur që janë bërë hapa konkretë drejt shtensionimit të situatës në veri.


