Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qeëndruar në Hagë, ku ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, Thaçin e Veselin.
Krasniqi në këtë vizitë ka thënë se shprehu mirënjohje ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për kontributin e tyre historik.
“Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik.
Liria jonë – ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë – ishte misioni i tyre. Kosova – ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë.
Dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar Krasniqi në facebook.


