Zjarri e ka kapluar një shtëpi banimi në fshatin Reqan të Prizrenit gjatë ditës së shtunë.
Sipas policisë së Kosovë është djegur shtëpia, e cila është pronë e ankuesit.
Si pasojë e zjarrit është djegur një pjesë e çatisë së shtëpisë si dhe një pjesë e katit të dytë të shtëpisë.
Bëhet e ditur se njësiti i zjarrfikësve e ka lokalizuar dhe fikur zjarrin, por gjatë fikjes së zjarrit një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësor.
Ky rast është në hetime dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse të Policisë./Kosovanews/


