KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtyhet rigjykimi ndaj Shaban Gogajt, shkak mungesa e avokatit Berisha që është i arrestuar
Siguri

Shtyhet rigjykimi ndaj Shaban Gogajt, shkak mungesa e avokatit Berisha që është i arrestuar

Kosova News
Kosova News 14:14 -14/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Seanca e rigjykimit, e paraparë të mbahej të premten në Gjykatën Themelore në Pejë, ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, u shty për shkak të mungesës së avokatit Besnik Berisha, pasi që ky i fundit është arrestuar një ditë më parë.

Këtë e bëri të ditur, kryetarja e trupit gjykues Violeta Husaj-Rugova.

Gjyqtarja Husaj-Rugova, fillimisht konstatoi mungesën e palës së dëmtuar dhe përfaqësuesit të tyre, avokatit Berat Tmava, i cili me parashtresë kishte njoftuar gjykatën se nuk do marrë pjesë në seancë për arsyet e pakënaqshmërisë së tyre ndaj gjykatës.

Ndërsa, e dëmtuara Albesa Cacaj edhe pse e ftuar në mënyrë të rregullt nuk e kishte arsyetuar mungesën.

Tutje, avokatja e Gogajt me autorizim, Erina Berisha para seancës kishte njoftuar gjykatën gojarisht se nuk mund të jetë prezente në seancë, për shkak se është në pushim të lindjes.

Ndërsa, në seancë nuk ishte paraqitur as avokati me autorizim zëvendësues i Gogajt, Besnik Berisha, pasi që ishte bërë e ditur që i njëjti gjendet në ndalim nga Policia në Ferizaj, raporton Betimi për Drejtësi.

Andaj në mungesë të kushteve, seanca e sotme është shtyrë, për të vazhduar sipas agjendës së caktuar më 28 korrik 2023.

Ndryshe, Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Shaban Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Më 14 tetor 2022 Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar kështu me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt.

Gjithashtu lexoni:

Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës

Përfundoi seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak, palët kanë 30 ditë afat për ankesë

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Kosova News 14/07/2023 14/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur
20:04 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?