KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti zviceran: Masat janë të padrejta, Kosova po i mbron vlerat evropiane
Politikë

Deputeti zviceran: Masat janë të padrejta, Kosova po i mbron vlerat evropiane

Kosova News
Kosova News 19:47 -12/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

13 deputetë të Parlamentit të Zvicrës kanë dalë kundër masave të BE-së ndaj Kosovës.  Deputeti i Këshillit Nacional të Zvicrës nga Partia Socialdemokrate,  Cedric Wermuth ka thënë se ata kanë dërguar një letër tek presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për t’i kundërshtuar masat ndaj Kosovës.

“Letra është dërguar për zonjën Ursula von der Leyen sepse kemi qenë të befasuar  me atë se si bashkësia evropiane dhe Komisioni Evropian e ka adresuar çështjen midis Serbisë dhe Kosovës. Zvicra nuk është anëtare e BE-së por ne jemi evropianë dhe jemi të përfshirë mjaft shumë edhe me Republikën e Kosovës. Siç dihet Kosova ka një Diasporë të madhe që jeton në Zvicër dhe përshtypja jonë është se qasja e BE-së ndaj asaj se çfarë po bën Qeveria e Kosovës është e pabalancuar”, ka theksuar Wermuth në RTK.

Sipas tij ngjarjet e muajve të fundit nuk kanë qenë të mira por kanë ndodhur.

“Ky është një kontekst i një demokracie që po mundohet të mbijetojë ndaj një agresori që gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një regjim autoritar.  Jam mjaft i shokuar për masat që po i merr bashkësia evropiane kundër Qeverisë së Kosovës dhe jo kundër Qeverisë së Serbisë, e cila që disa herë veçse po e bojkoton  procesin e dialogut. Madje, e ka quajtur të pavlefshëm kryeministrin e Kosovës dhe s’ka implementuar ato që është zotuar t’i implementoi”, ka shtuar Wermuth.

Ai tutje theksoi se problemi qëndron në të dyja anët e kufirit porse sipas tij Serbia është ajo që po mundohet ta pengojë dialogun e jo qeveria e Kosovës.

“Ne  jemi munduar t’i tregojmë në letër zonjës Ursula von der Leyen se, ne, si evropianë mendojmë se në këtë periudhë duhet të marrim anën e demokracisë dhe të përkrahim qeverinë e Kosovës, e cila po i mbron vlerat evropiane në Ballkanin Perëndimor dhe kjo është qeveria e zotit Kurti dhe e presidentes Osmani”, është shprehur Wermuth.

Ai ka thënë se ka qenë i shokuar kur përfaqësuesit e BE-së dhe të administratës amerikane lavdronin presidentin serb Aleksandar Vuçiq si dikën që e garanton stabilitetin në rajon. “Unë mendoj krejtësisht ndryshe. Vu çiqi mbjell kaos dhe është i kontestuar edhe në vendin e tij. Ai po mundohet të dalë me këto politika që ta tërheq vëmendjen nga ajo që po ndodhë në Serbi, ku njerëzit po rebelohen kundër mënyrës se si ai po e udhëheq vendin”, ka thënë Wermuth.

Deputeti zviceran ka thënë se e mirëpret marrëveshjen ndërmjet Laj çakut dhe Bislimit, teksa ka thënë se ky duket të jetë një hap i rëndësishëm drejt shtensionimit të situatës. Megjithatë, ai ka thënë se problemi nuk qëndron te Prishtina e Beogradi, por në Bruksel. “Është çështja e njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së dhe nëse nuk ndryshon kjo situatë dhe nëse Kosovës nuk i garantohet integriteti dhe sovraniteti nga të gjitha palët nuk do të kemi një rezultat paqësor e jetëgjatë. Shpresoj se do të shkojmë drejt ku do të pranohet sovraniteti i Kosovës dhe kjo do të ishte baza e hapave të ardhshëm”, ka nënvizuar deputeti i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

Kosova News 12/07/2023 12/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Granit Xhaka reagon ndaj kritikave
19:41 -19/06/2026
Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime
19:14 -19/06/2026
BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve
19:10 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?