Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka përkujtuar viktimat e Masakrës së Srebrenicës që ndodhi gjatë vitit 1995 në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se 8 mijë e 372 civilë boshnjakë janë vrarë brutalisht pasi forcat serbe kanë sulmuar “zonën e sigurt” të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Srebrenicë.
“Në këtë ditë, 28 vjet më parë, 8372 civilë boshnjakë u vranë brutalisht. Ata u vranë pasi forcat serbe sulmuan ‘zonën e sigurt’ të OKB-së në Srebrenicë. Deri më sot, në Serbi ka mohim për gjenocidin e Srebrenicës”, ka shkruar Çitaku, duke shtuar se kjo masakër nuk do të harrohet kurrë.


