KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kalon Ligji për Tatim në pronë
Politikë

Kalon Ligji për Tatim në pronë

Kosova News
Kosova News 14:09 -10/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme. Ky ligj hyn në fuqi me 61 vota pro, dy abstenime dhe asnjë kundërshtim.

Debati për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme i cili rrit tatimin për 100% po vazhdon në Kuvendin e Kosovës. Opozita është duke e kundërshtuar, teksa ministri i Financave, Hekuran Murati tha se po propagandohet ky projektligj.

“Ka një tendencë që opozita ka vendosur mos ta votoj dhe nuk po heziton të shpërndaj propaganda kundër këtij ligji. Ne po synojmë atyre qytetarëve që kanë banim prinar, që jetojnë në banesë apo shtëpi atyre t’u lirohet tatimi, ndërkaq të paguajnë më shumë ata që kanë miliona”, ka thënë ai.  

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës e ka cilësuar si dëm për qytetarët rritjen e tatimit në pronë prej 100%.  Madje ai tha se do të bëjnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër këtij projektligji.

“Falja e asaj shume të cilën Qeveria e konsideron e mjaftueshme, është e pamjaftueshme. Aq më shumë që barra që po ju vjen qytetarëve është jashtëzakonisht e rëndë dhe po e vlerëson jetën në vendin tonë”, ka thënë Tahiri.

Hykmete Bajrami nga  Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se janë kundër këtij projektligji.

“Ne si LDK, kemi propozuar që një vlerësim i tillë të pezullohet dhe tatimi në pronë të faturohet sikur më parë. Ajo çka ministri Murati të mbahet vlerësimi që është bërë në kushte të inflacionit enorm dhe t’u jepen 100 euro. Sot me ligjin që e keni propozu ju tentoni t’ua vështirësoni jetën bizneseve, atyre të cilat sot po kanë problem funksionimin”, është shprehur Bajrami.

Pal Lekaj nga AAK, ka thënë se kjo rritje vjen në një kohë të vështirë për qytetarët.

“Shumica e komunave të Kosovës humbin. Kemi kundërshtuar edhe në komision sepse i zvogëlon edhe të hyrat prej 70% të Komunës, ky ligj është pruar sa për të bërë politikë populliste e jo që shkon në favor të qytetarëve”, tha Lekaj.

“Bëju burrë mos u fsheh”, Murati e quan të papranueshme gjuhën e përdorur nga deputetja Bajrami

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Kosova News 10/07/2023 10/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?