KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Mbrojtjes e Hungarisë njofton se një ushtari të KFOR-it i është amputuar këmba gjatë protestave në veri
Siguri

Ministria e Mbrojtjes e Hungarisë njofton se një ushtari të KFOR-it i është amputuar këmba gjatë protestave në veri

Kosova News
Kosova News 10:27 -10/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes e Hungarisë ka njoftuar se një ushtari të KFOR-it hungarez i është amputuar këmba pasi kishte marrë lëndime gjatë protestave të dhunshme në komunën e Zveçanit më 29 maj, ku u plagosën mbi 30 ushtarë të KFOR-it.

Media hungareze, Telex, ka njoftuar se disa nga ushtarët hungarezë të plagosur u dërguan në Hungari me aeroplan të mbrojtjes kombëtare menjëherë të nesërmen, ku pastaj ministri i Mbrojtjes Kombëtare Kristóf Szalay-Bobrovniczky raportoi për gjithsej 27 ushtarë të plagosur.

Ministria ka thënë se shumica e ushtarëve janë kthyer në shtëpitë e tyre, por gjendja e dy ushtarëve është ende e rëndë dhe ata janë ende duke u trajtuar në spital.

“Për rikuperimin e tyre, Forcat Hungareze të Mbrojtjes dhe mjekët ushtarakë po bëjnë gjithçka në maksimum. Pavarësisht nivelit të lartë të kujdesit mjekësor, pas një konsultimi paraprak me pacientin, duke marrë parasysh rezultatet e trajtimeve të ofruara që nga lëndimi, një nga rastet e kishte të obligueshme amputimin e një gjymtyre, e cila u krye të premten në Institutin Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor. Operacioni ka shkuar mirë, gjendja e pacientit është stabile”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në protestën e 29 majit në veri, në qytetin e Zveçanit serbët kishin sulmuar me gjësende të forta trupat e KFOR-it, derisa këta po qëndronin para objektit të komunës.

Misioni paqeruajtës i NATO-s kishte ndërhyrë pasi paraprakisht i pati paralajmëruar, por ata nuk ishin bindur. Gaz lotsjellës, zjarr dhe shtëllunga tymi patën përfshirë zonën, ndërkohë që janë dëgjuar edhe sirena dhe shpërthime.

Gjithashtu lexoni:

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

TAGGED: KFOR, USHTARI
Kosova News 10/07/2023 10/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?