Juan Cuadrado aktualisht ka mbetur pa skuadër pasi i ka skaduar kontrata me Juventusin.
35-vjeçari ishte për disa vite futbollist i bardhëzinjëve, ku arriti të fitonte edhe 11 trofe.
Për futbollistin kolumbian raportohet se mund të përfundoj në kampionatin arab, te skuadra e Al Nassr, ku pjesë e saj është edhe Cristiano Ronaldo.
Por Cuadrado ka habitur tifozët e futbollit me deklaratën e fundit, ku tha se portugezi nuk e dëshiron transferimin e tij te Al Nassr.
“Unë kam ende pasionin dhe dëshirën për të luftuar. Por për sa kohë që Ronaldo është atje (në Al-Nassr), ai nuk më do mua!” , ka thënë ai për gazetën AS.
Kjo ëshë një deklaratë befasuese pasi Ronaldo dhe Cuadrado ishin së bashku te Juventusi për tri vite, duke fituar dy tituj të Serie A