Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se pas dëmeve të shkaktuara nga rreshjet e shiut në këtë regjion, kanë nisur me pastrimin e lumenjve dhe hapjen e kanaleve kulluese.
“Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, po vazhdon me pastrimin e lumenjve dhe hapjen e kanaleve kulluese në tërë territorin e komunës”, ka njoftuar Komuna.
Deri më tani është pastruar shtrati i lumit në fshatin Bukosh dhe janë hapur kanalet kulluese në fshatin Maxhunaj.



