Deputeti i Vetvendosjes , Armend Muaja, ka thënë se mediat po e përkthejnë gabimisht deklaratën e presidentit Klinton, i cili kritikon komunitetin serb që nuk e përdor mundësinë demokratike të votës për të vendosur për 4 komunat që Kosova i ka dhënë atyre. Sipas tij, ky nuk është thjesht keqpërkthim e keqinformim, por dëm tejet i madh që i është bërë Republikës së Kosovës.
“Presidenti Amerikan Bill Klinton kritikon komunitetin serb që nuk e përdor mundësinë demokratike të votës për të vendosur për 4 komunat që Kosova i ka dhënë atyre a mediat përkthejnë se Klinton godet autoritetet e Kosovës. Ky nuk është thjesht keqpërkthim e keqinformim, por dëm tejet i madh që i është bërë Republikës së Kosovës” , ka shkruar Muja.


