KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berisha: Rama po shkon në Kosovë si turist, po e nis turin e vetëposhtërimit
Politikë

Berisha: Rama po shkon në Kosovë si turist, po e nis turin e vetëposhtërimit

Kosova News
Kosova News 12:17 -06/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur “turin e vetëposhtërimit dhe lëkurës së tij”, në prag të vizitës së kryemistrit shqiptar në Kosovë. 

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka shkruar se sot Rama ka nisur turin në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se ai e nis këtë tur “më i poshtëruar se kurrë ndonjëherë një kryeministër i një vendi sovran”.

“Së pari ai e nis turin i poshtëruar sepse për katër vjet me rradhë, ai më shumë se kushdo tjetër në rajon kishte anatemuar Procesin e Berlinit dhe kishte tundur në emër të padronit të tij flamurin e Ballkanit të Hapur, Serbisë së madhe, domethënë hegjemonisë serbo-ruse në rajon. Kështu Edi Rama sot ulet para bashkëbiseduesve në tavolinë me bisht nën shalë dhe lutjen si i ngratë, mos kujtoni se jam Edi Rama i Ballkanit të Hapur. Së dyti ai nis turin me ‘Ismailin’ e tij në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, më i poshtëruar se çdo kush tjetër, pasi për shkak të një ndërhyrje brutale në punët e saj të brendshme Kosova zyrtare: I refuzoi prerazi dhe me dinjitet ofertën e tij për ndërmjetës i pa kërkuar dhe hodhi në kosh projektin e tij të marrë nga sirtarët e Vuçiqit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kështu Prishtina bëri pluhur ëndrrën e tij, të ndërmjetësit, të negociatorit të cilin ai e konsideronte jetike për lëkurën e tij në një kohë kur ai është në hetim penal të hapur në Washington”, ka thënë ai.

Ka shtuar se Edi Rama nis këtë tur i poshtëruar sepse ai ulet përballe interlokutorëve të cilët shohin në sfond prapa tij McGonigal-in e lidhur me hekura që e pret Ramën të mbarojë bisedën për ta marrë si të bashkakuzuar në sallën gjyqit.

“Shtoj këtu se akuzat për të dy nuk janë tashmë vetëm për korrupsion, por janë maisur keq edhe për disa çështje të tjera që si vepra penale, së paku trefishojnë dënimin me burg. Se katërti ky është turi i poshtërimit sepse ai nga Shkupi shkon në Kosovë jo si kryeministër, por si turist i paftuar nga njeri, mbasi homologu i tij ka refuzuar ta pres në rol ndërmjetësi sepse dihet botërisht se Rama është një argat i shpifur i Vuçiq. Asnjë kryeministër në botë nuk do të poshtëronte veten të shkonte në një vend të pavarur kur kryeministri i atij vendi i kushtëzon takimin dhe nuk e pret. Pretendimi se takimin Rama e kërkoi në emër të nismës së Berlinit pikërisht ditën kur në Kosovë ishin për vizitë dy kryeministra të vendeve anëtare të BE për t’i përcjellë qeverisë së Kosovës mesazhet e BE, e bënë Ramën një qesharak që turpëron veten dhe vendin e tij. Si përfundim mund të thuhet se ky është turi i vetëposhtërimit të Edi Ramës për shpëtimin e lëkurës së tij”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Kosova News 06/07/2023 06/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 20°
70%
1 km/h
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq
16:58 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?