Policia e Kosovës ka shtuar kontrollet me radar nëpër autostradat e Kosovës. Në raportin e policisë bëhet e ditur se dje është zënë në radar një shofer duke e drejtuar veturën me shpejtësi 193 km/h nga 120 sa është e lejuar. Për këtë tejkalim të shpejtësisë shoferi është dënuar me 300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe i është hequr e drejta e drejtimit të mjetit për 3 muaj.
“Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë!
Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 193 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ , 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik” thuhet në njoftimin e policisë.


