KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria malazeze miraton marrëveshjen themelore me kishën serbe, Abazoviq humb mbështetjen e shumicës
Rajon

Qeveria malazeze miraton marrëveshjen themelore me kishën serbe, Abazoviq humb mbështetjen e shumicës

Kosova News
Kosova News 18:51 -08/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar të premten Marrëveshjes Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe. Kryeministri Dritan Abazoviq deklaroi se kjo marrëveshje është miratuar pas më shumë se katër orë diskutimi.

Për miratimin e Marrëveshjes Themelore votuan 13 ministra, pesë ishin kundër, ndërsa tre ministra nuk morën pjesë në seancë.

Me këtë, qeveria miratoi marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviq me patriarkun Porfirije, përkundër kundërshtimit të një pjese të ministrave dhe shumicës parlamentare që e përkrah atë qeveri.

Zëvendëskryeministri Rashko Konjeviq tha se qeveria e Dritan Abazoviqit po humb kështu shumicën parlamentare që e ka mbështetur deri më tani.

Pas miratimit të këtij dokumenti, Marrëveshja Themelore do t’i dërgohet Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd, i cili gjithashtu duhet ta pranojë atë. Siç ishte paralajmëruar edhe më parë nga patriarku Porfirije dhe kryeministri Abazoviq, për datën e nënshkrimit të Marrëveshjes në Mal të Zi do të arrihet marrëveshja ndërkohë.

Më herët, disa nga partitë që janë në qeveri ose e mbështesin atë në parlament, kanë paralajmëruar nismën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, në rast se qeveria e pakicës së Abazoviqit e miraton Marrëveshjen Themelore.

Sipas Kushtetutës, Kuvendi mund të shkurtojë mandatin me propozimin e presidentit, qeverisë ose me propozimin e së paku 25 deputetëve.

Ndër kundërshtarët e nënshkrimit të tekstit aktual të marrëveshjes janë Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviq, e cila nuk ka ministra në qeveri, por i jep mbështetje parlamentare, SDP-ja, një pjesë e opozitës, shoqatat kombëtare malazeze, një pjesë e sektorit joqeveritar…

Ata konsiderojnë se marrëveshja themelore e vendos kishën serbe mbi shtetin e Malit të Zi dhe e përkthen trashëgiminë kulturore dhe fetare malazeze në atë serbe.

Nga sektori joqeveritar kanë vënë në dukje një sërë anomalish juridike, që nga fakti se disa dispozita janë në kundërshtim me rregulloret pozitive të Malit të Zi e deri te deklarimi se me këtë marrëveshje cenohet karakteri laik i shtetit, i garantuar me Kushtetutë.

Me gjithë kundërshtimin e një pjese të opinionit, i cili kërkon që marrëveshja të debatohet dhe teksti i saj të korrigjohet, kryeministri Abazoviq e zbatoi procedurën e miratimit për vetëm dhjetë ditë.

Fillimisht, ai formoi Grupin e punës për negociatat, i cili, me sa u informua publiku, pati vetëm një seancë, më pas shpalli tekstin e marrëveshjes së rënë dakord me Kishën Ortodokse Serbe dhe njoftoi miratimin e saj një ditë më vonë, gjatë një takimi me patriarkun në Beograd.

Marrëveshjes themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.

Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore./REL/

Gjithashtu lexoni:

Vuçiq i ankohet Perëndimit: Kurti i bën urat e reja në Ibër pa pëlqimin e serbëve të Mitrovicës së Veriut

Rrëfime për 2 korrikun: Kthesa e madhe historike për Kosovën

“S’ka më peshq në det” – Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri

Vuçiq kreu grusht-shtet “policor” dhe kjo është një hyrje e hapur në diktaturë, kush janë njerëzit që u ulën në tryezë me të?

“Ndodhi vetëm një herë”- akuzohet se abuzoi me të bijën, del në gjykatë 36-vjeçari

TAGGED: kisha, marreveshja, mbeshtetja
Kosova News 08/07/2022 08/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
clear sky
30° _ 29°
26%
5 km/h
Wed
31 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani takohet me kryetarin e PDK-së Krasniqi
14:02 -02/07/2025
Vuçiq i ankohet Perëndimit: Kurti i bën urat e reja në Ibër pa pëlqimin e serbëve të Mitrovicës së Veriut
13:35 -02/07/2025
Google u gjobit me 314 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave nga telefonat joaktivë
13:33 -02/07/2025
Reagon Pacolli, thotë se nuk mori ftesë nga gjykata për seancën gjyqësore – kritikon edhe mediat
13:28 -02/07/2025
Rrëfime për 2 korrikun: Kthesa e madhe historike për Kosovën
13:17 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?