KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputetja britanike thotë se Kosova po dënohet edhe pse fajet i ka Serbia
Politikë

Deputetja britanike thotë se Kosova po dënohet edhe pse fajet i ka Serbia

Kosova News
Kosova News 16:31 -04/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, ka thënë se është gabim që politika e jashtme të jetë e fokusuar me  qendër në Beograd. Sipas saj shtetet perëndimore janë duke vrapuar pas Serbisë e cila është me Punitin dhe Rusinë.

“Pavarësisht dështimit tonë, ne duhet të qëndrojmë të fortë. Serbia jo vetëm që kohët e fundit nuk qëndroi me ne për Ukrainën, por nënshkroi një marrëveshje të politikës së jashtme me Putinin në shtator”, ka thënë ajo.

Më tej ajo ka thënë se vendet perëndimore janë duke e dënuar Kosovën e cila po ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO por një gjë të tillë nuk janë duke bërë me Serbinë, dhe pse kjo e fundit nuk respekton sanksionet e BE-së dhe ndjek ëndrrat për një Serbi të Madhe në Ballkanin Perëndimor.

“Janë partnerët tanë demokratikë që i përmbushin angazhimet që kemi vendosur që janë të cenueshëm. Kemi kërkuar që Bosnja dhe Kosova të jenë demokratike, të ndjekin anëtarësimin në BE dhe të ecin drejt anëtarësimit në NATO. Ata po e bëjnë këtë, por ne i dënojmë pa asnjë dënim për Serbinë. Unë do të flas për këtë së shpejti, por ne jemi duke u gjetur aktualisht të munguar në diplomacinë parandaluese”, ka shtuar deputetja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Më tej, ajo ka bërë thirrje që Serbia mos të lejohet ta prish marrëveshjen e Dejtoni. Sipas saj, nëse kjo lejohet, atëherë do të thyhet premtimi  “Kurrë më”, që sinonim mos përsëritjen e gjenocidit.

“Tani Dejtoni dhe, si rrjedhojë, paqja janë sërish në rrezik në Ballkan. Ne shohim dhe një herë ambiciet cinike të miqve të Millosheviçit, ëndrrat për Serbinë e madhe dhe urrejtjen në zemrat e liderëve në atë rajon. Nëse lejojmë që Dejtoni të thyhet, rrezikojmë ta thyejmë atë premtim të shenjtë. Kur themi, “Kurrë më”, ne e kuptojmë atë. Kjo është ajo që ne duhet të shohim, por kam frikë se qeveria po përsërit disa nga gabimet e viteve 1990, kur politika jonë e jashtme kishte në qendër Beogradin. Një politikë e jashtme me qendër Beogradin nuk do të funksionojë në Ballkan. Obsesioni për ta mbajtur Serbinë në krah, pavarësisht se çfarë bën dhe pavarësisht nga veprimet, qëllimet dhe fjalët e saj, nuk funksionon”, ka deklaruar ajo.

Deputetja britanike: Armët në veri po kontrabandohen nëpër kishat ortodokse, KFOR-i është në dijeni

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Kosova News 04/07/2023 04/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?