Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është takuar të martën me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, duke deklaruar se shtensionimi i situatës në veriun e Kosovës duhet të ndodhë menjëherë.
Ai shkroi në Twitter se me kryeministren serbe biseduan edhe për vazhdimin e dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Michel shtoi se për Serbinë është kruciale vazhdimi i reformave në rrugën drejt BE-së.
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, shkroi ai.


