Ka nisur takimi në mes të presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Lajçaku po qëndron për vizitë në Kosovë, në përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.
Pas Osmanit Lajçaku do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.
Ai pritet të vizitojë edhe Serbinë, për të bindur palët që të kthehen në dialog.


