Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosvoës, Vlora Çitaku, i është përgjigjur sfidës së Vetëvendosjes për zgjedhje.
Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se partia në pushtet është në panik, derisa ka deklaruar se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje.
“Thjeshtëzime banale, propagandë e ultë e mbushur me gënjeshtra, populizma. Ujë në mulli të Vuçiqit po dërgon vetë Albin Kurti, me qasjen e tij avantureske e të papërgjegjshme”, ka shkruar ajo.
Ajo ka pyetur se interes i kujt, pos i Serbisë, është armiqësimi i Kosovës me aleatët e Kosovës.
“Interes i kujt është pushtimi i mediave botërore me tituj që e përshkruajnë Kosovën si vatër krize, të polarizuar nga brenda, dhe të armiqësuar me aleatë?”, ka pyetur ajo.
Ndërkohë për zgjedhje të reja ajo ka thënë se janë gati që sot.
“Mos u tutni”, ka shkruar ajo.


