KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stoltenbergut i zgjatet edhe për një vit mandati në krye të NATO-s
Siguri

Stoltenbergut i zgjatet edhe për një vit mandati në krye të NATO-s

KosovaNewss
KosovaNewss 13:16 -04/07/2023
Shpërndaje
FILE PHOTO: NATO Secretary-General Jens Stoltenberg gives a news conference on the day the United States is set to pull out of the Intermediate-range Nuclear Force Treaty (INF), in Brussels, Belgium, August 2, 2019. REUTERS/Francois Walschaerts
Shpërndaje

Ambasadorët e 31 shteteve anëtare të NATO-s kanë vendosur që t’ia vazhdojnë edhe për një vit mandatin sekretarit të përgjithshëm të aleancës, Jens Stoltenberg.

Sipas këtij vendimi, që u mor në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut të mbajtur në Bruksel më 4 korrik, Stoltenberg do të mbetet në krye të aleancës deri më 1 tetor 2024.

“Jam i nderuar nga vendimi i aleatëve në NATO për të vazhduar mandatin tim si sekretar i përgjithshëm. Lidhja transatlantike mes Evropës dhe Amerikës së Veriut e ka siguruar lirinë dhe sigurinë tonë për gati 75 vjet dhe në një botë shumë më të rrezikshme, kjo aleancë është më e rëndësishme se kurrë më parë”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

Ka pasur përpjekje që deri në samitin e NATO-s, që do të mbahet në Vilnius më 11 dhe 12 korrik, të arrihej pajtim mes aleatëve për sekretarin e ri të përgjithshëm. Por, duke pasur parasysh situatën globale dhe me sfidat me të cilat po përballet hapësira euroatlantike, është vendosur që Stoltenbergut t’i vazhdohet mandati edhe për një vit.

Sidoqoftë, vendimi për emërimin e shefit të NATO-s merret me konsensus të 31 shteteve anëtare. Kjo është hera e katërt që i zgjatet mandati Stoltenbergut dhe më 2024 do të bëhen dhjetë vjet që ai do të jetë në krye të aleancës.

Më herët gjatë këtij viti, Stoltenberg kishte deklaruar se nuk ishte i interesuar që të mbetet në postin e sekretarit të përgjithshëm pasi t’i skadonte mandati i fundit. Ai veçse ishte emëruar edhe president i Bankës Qendrore të Norvegjisë.

Por, tani ai ka pranuar vendimin e shteteve të NATO-s dhe do të mbetet në krye të aleancës deri në tetorin e vitit të ardhshëm. Aleatët e kanë falënderuar Stoltenbergun për udhëheqjen e tij, për përkushtimin e treguar për ruajtjen e unitetit transatlantik në kohën kur bota po përballet me një prej sfidave më të paprecedentë të sigurisë, pasi Rusia shkurtin e kaluar nisi pushtimin e Ukrainës.

Mirëpo, para së gjithash vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut do ta konfirmojnë edhe liderët e vendeve anëtare në samitin e tyre në Vilnius të Lituanisë./REL

Gjithashtu lexoni:

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

KosovaNewss 04/07/2023 04/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?