KosovaNews pak më parë raportoi ekskluzivisht për arrestimin e dy zyrtarëve të lartë të cilët punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe pronarin e një kompanie ndërtimore së bashku me menaxherin e kësaj kompanie.
Sipas burimeve të KosovaNews njëri nga të arrestuarit është Adem Sopa – Zyrtar i Prokurimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa dy të arrestuarit tjerë janë Naim Selmani pronar i kompanisë së ndërtimit “Arbëri-NS” SH.P.K, si dhe menaxheri i kësaj kompanie Gëzim Hoti.
Bëhet e ditur se për të dyshuarit në fjalë ekziston dyshimi i bazuar se në cilësi të personave zyrtar duke vepruar në bashkëpunim gjatë realizimit të disa procedurave tenderuese dhe realizimit të projekteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) kanë marrë ryshfet nga operatori ekonomik i kontraktuar për kryerjen e projekteve.
Të dyshuarit Naim Selmani dhe Gëzim Hoti në cilësi të përfaqësueseve të operatorit ekonomik dyshohen për veprën penale të Dhënies se Ryshfetit me qellim të krijimit të përparësive të paligjshme gjatë realizimit të projektit për ndërtimin e “një objekti të një agjencie” dhe projekteve tjera të zhvilluara nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), të njëjtit dyshohen edhe për veprën penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së.


