Dy persona të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi janë bastisur dy parcela në Rahovec. Aty janë konfiskuar pesë bimë kanabisi të mbjella në vazo të luleve.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë bastisjes në dy parcela të ndryshme, pronë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) bimë të dyshuara kanabis sativa të mbjella në vazo të luleve”, ka njoftuar Policia.
Në konsultim me prokurorin, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.



