Policia e ka arrestuar një të dyshuar se ka rrahur gruan e tij në Fushë-Kosovë.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor. Rasti ka ndodhur të shtunën.
“Me 01.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.


