KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Varësia nga të moshuarit: Kosova ndër shtetet me përqindjen më të ulët
Lajme

Varësia nga të moshuarit: Kosova ndër shtetet me përqindjen më të ulët

KosovaNewss
KosovaNewss 18:34 -01/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova është ndër shtetet evropiane me nivelin më të ulët të shkallës së varësisë nga mosha e shtyrë, sipas të dhënave të “Eurostatit”, të prezantuara në një hartë nga faqja e specializuar e statistikave “Landgeist” së fundmi.

Një nga kërcënimet më të mëdha me të cilin po përballen shtetet evropiane është pikërisht kjo shkallë. Kjo nënkupton kur shteti ka përqindje të lartë të njerëzve të moshuar, e që duhet të përkrahen nga grupi i vogël i njerëzve që janë në moshë pune, e që është përllogaritur të jetë 15 deri 64 vjeç.

Sipas të dhënave të “Eurostatit”, Kosova hyn në grupin e parë të shteteve “më të favorizuara”. Sipas të dhënave, në Kosovë për çdo 100 persona të grupmoshës së lejuar për punë, janë më pak se 20 persona të moshës mbi 65 vjeç. Në të njëjtin grup hyjnë vetëm edhe Turqia e Andorra.

Rajonet më të rrezikuara nga kjo shkallë janë në Suedi, Finlandë, Gjermani, Spanjë, Portugali, Itali dhe Greqi. Në këto vende, për çdo 100 persona në grupmoshë pune, janë mes 40 dhe 52 persona që janë në pension.

Sa më e ulët vlera e raportit nënkupton që ka mjaftueshëm njerëz në moshë pune që mund t’i përkrahin financiarisht pensionistët apo njerëzit në moshë të shtyrë. Sa më e lartë të jetë vlera e raportit, nënkupton që ka presion financiar në popullatën që hyn në kuadër të grupit në moshë pune për t’u ndihmuar të moshuarve. Kjo nënkupton po ashtu edhe presion në sistemet shëndetësore, pasi konsiderohet se më shumë njerëz do t’i shfrytëzojnë shërbimet dhe një grup më i vogël i njerëzve duhet t’i përkrahë financiarisht.

Shkalla e lartë e varësisë nga mosha e shtyrë zakonisht gjendet në shtetet e pasura e me natalitet të ulët. Sidomos në shtetet që kanë përjetuar “shpërthim rritjeje” pas Luftës së Dytë Botërore, që si gjenerata tashmë po pensionohen.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë

Rrokulliset traktori në Ruboc, një person mbetet i vdekur

Kurti nderon Ukshin Hotin në 83-vjetorin e lindjes

Nagavci: Sulmet ndaj Dejona Mihalit nuk flasin për të, flasin për mentalitetin e atyre që ende nuk e pranojnë gruan si zë të barabartë në jetën publike

KosovaNewss 01/07/2023 01/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Granit Xhaka reagon ndaj kritikave
19:41 -19/06/2026
Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime
19:14 -19/06/2026
BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve
19:10 -19/06/2026
Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro
19:07 -19/06/2026
Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?