Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka dekoruar me medalje dhe mirënjohje këshilltaren bilaterale të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, Kolonelen, Sevilay Çetin Çamur.
Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Mehaj, i cili ka thënë ta ketë pritur në takim lamtumirës Kolonelen në fjalë.
“Me këtë rast për shërbimin e saj dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së, rolin këshillues në implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit dhe realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, u dekorua me medalje dhe mirënjohje nga ana ime. Koloneles Çamur i dëshiroj suksese në detyrën e saj të re”, ka thënë Mehaj.


