KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-shefi i Kabinetit dhe ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, paraqiten në gjykatë – po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Siguri

Ish-shefi i Kabinetit dhe ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, paraqiten në gjykatë – po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Kosova News
Kosova News 10:12 -30/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën fillestare të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Gani Demaj, ish- shef i Kabinetit të ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Jahja Lluka, ish-këshilltar politik i tij, u deklaruan të pafajshëm në rastin ku po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Lluka dhe Demaj po akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, me rastin e kryerjes së punëve në varrezat e dëshmorëve dhe heronjve si Adem Demaçi, Ahmet Krasniqi, Qazim Jakupi, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, raporton Betimi për Drejtësi.

Deklarimin rreth fajësisë, dy të akuzuarit e kanë bërë pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Fitore Sadikaj.

“Plotësisht i pafajshëm edhe jam i ofendum”, tha i akuzuari Lluka.

Po ashtu, i pafajshëm u deklarua edhe i akuzuari Demaj.

Andaj, gjykatësi Gëzim Ademi konstatoi se meqenëse të akuzuarit janë deklaruar se nuk e ndjejnë veten fajtorë, gjykata i njofton se brenda afatit prej 30 ditëve mund ta bëjnë kundërshtimin e provave dhe aktakuzës.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 22 shtator 2022, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Jahja Lluka dhe Gani Demaj po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Aktakuza thotë se i akuzuari Lluka si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në pozitën e këshilltarit politik të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka tejkaluar kompetencat e tij me rastin e angazhimit të drejtpërdrejtë të kompanisë “NTP Art Cora”, për kryerjen e punëve në varrezat e dëshmorëve dhe heronjve: Adem Demaçi, Ahmet Krasniqi, Qazim Jakupi, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, me ç’rast kompanisë së lartcekur i mundëson përfitim në mënyrë të kundërligjshme.

Ndërsa sipas akuzës, i akuzuari Demaj duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, konkretisht në pozitën si shef i kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka tejkaluar kompetencat e tij, i cili ka vepruar kundërligjshëm, duke nënshkruar faturat për varrezat e lartcekura.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Lluka dhe Demaj kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, Rregulloren për Shpenzimin e Parasë Publike si dhe Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrave, ashtu që të njëjtit pa i përfillur procedurat e prokurimit, e duke ia mohuar të drejtën e konkurrimit kompanive të tjera, duke punuar pa projekt, pa raport për përcjelljen e punimeve, pa menaxher të punimeve apo komisioni për vlerësim të punimeve të kryera, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 92 mijë e 827 euro e 61 centë.

Me këto veprime, Lluka dhe Demaj po akuzohen secili veç e veç se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 2, lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte

Sinani akuzon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve gjatë konkurseve për punësim

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Kosova News 30/06/2023 30/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet
10:12 -31/07/2026
MINTI publikon çmimet, nafta sot 1 cent më shtrenjtë se dje
09:52 -31/07/2026
Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
09:34 -31/07/2026
Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte
08:54 -31/07/2026
Para seancës së 6 gushtit, Haxhiu sot në takim me përfaqësuesit e partive politike
08:51 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?