Një person është vrarë mbrëmë rreth orës 22:00 në Suharekë.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili dyshohet se veprën e kreu nga pakujdesia.
“Lidhur me rastin e lartcekur është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar mashkull kosovar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, rasti tashmë është në procedurë hetimore.
NJOFTIMI I PLOTË:
VRASJE NGA PAKUJDESIA
Suharekë 29.06.2023-21:54. Lidhur me rastin e lartcekur është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar mashkull kosovar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore.


