Ministria e Punëve të Brendshme fillon nga sot, fushatën për ngritjen e ndërgjegjësimit kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”.
Në këtë aktivitet, marrin pjesë ministra të Qeverisë së Kosovës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe zyrtar dhe zyrtarë tjerë të lartë.
Ngjarja e cila mbahet në orën 10:00, organizohet në përpjekje për të sensibilizuar qytetarët se festat dhe ahengjet familjare, mund të festohet edhe pa armë.
Kjo për faktin se në shumë raste, kanë ndodhur edhe tragjedi të ndryshme.
Aktiviteti mbahet në prag të fillimit të ardhjes së mërgimtarëve për pushimet e verës, e gjatë së cilave organizohen edhe shumë dasma e ahengje.


