Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në mënyrë që të arrihet deri te arrestimi i një gruaje, të cilës edhe ia ka publikuar fotografinë.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se e dyshuara po kërkohet për përfshirje në veprën penale “vjedhje”, të cilën e ka kryer muaj më parë në Skenderaj.
“Personi në foto dyshohet se me datën 17 shkurt 2023, në Skenderaj ka kryer veprën penale “Vjedhje”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me të dyshuarën apo vendndodhjen e sajë, të lajmëroj Policinë”, thuhet në njoftim.
Tutje sqarohet se Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, mbi bazën e të cilit është lejuar publikimi përmes mediave të shkruara dhe elektronike i fotografisë së të dyshuarës me shpresë se në bashkëpunim më qytetaret do të bëhet e mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarës.
Informacione për të dyshuarën në kërkim, mund të dërgoni në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192
– +381 (0)28 582 076- Stacioni Policor në Skenderaj
– 044/192 218



