KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria e Kosovës i shpall terroriste organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”
Politikë

Qeveria e Kosovës i shpall terroriste organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”

KosovaNewss
KosovaNewss 11:51 -29/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes i ka shpallur terroriste organizatat serbe “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada) – të cilat operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur veprimet që janë ndërmarrë nga këto grupe, si sulme ndaj KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve tjerë.

“Sulmet ndaj qytetarëve e ushtarëve të KFOR, shkaktim i rrezikshëm ndaj pronës publike e private, detyrimi në marrjen pjesë në protesta të dhunshme etj, janë veprimet e ndërmarra nga këto grupe. Andaj, mbrojta civile dhe brigada e veriut shpallen organizata terroriste”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se niveli i rrezikut prej tyre është i lartë dhe institucionet janë në përpjekje të vazhdueshme për kundërvënie ndaj aktiviteteve dhe parandalimit të pasojave.

Ndërkaq paraprakisht Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes ka miratuar strategjinë shtetërore për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit 2023-2028 si dhe planin e veprimit.

Në prezantimin e kësaj strategjie para kabinetit qeveritar, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se ngjarjet e fundit në veri të vendit janë tregues se kërcënimet ndaj jetës, pronës dhe vlerave demokratike duhet të ketë si përgjigje kundërshtimin, parandalimin dhe luftimin institucional të të gjitha formave të terrorizmit.

LEXO më shumë:

Miratohet në Qeveri strategjia shtetërore për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm e terrorizmit

Gjithashtu lexoni:

Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

“Pak ose fare vëmendje” dhe “Kosova të bëhet gati”, reagimet për deklaratën e Trump

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, prokuroria jep detaje

Kuvendi në bllokadë, Kushtetuesja thekson se po e shqyrton me prioritet kërkesën e iniciuar nga AAK

Hetemi inauguron Zyrën e Noterisë në Leposaviq

KosovaNewss 29/06/2023 29/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Zeniti konfirmon tërhiqjen nga gara për Mirlind Dakun: Kërkesa financiare, pengesa kryesore
21:41 -17/06/2025
Prindërit që bëjnë këto 6 gjëra rrisin fëmijë të pjekur emocionalisht
20:58 -17/06/2025
Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj
20:55 -17/06/2025
Mjaftojnë tre përbërës që atletet tuaja të vjetra të shkëlqejnë si të reja: Riktheni bardhësinë e tyre!
20:52 -17/06/2025
Klubi i Serie A e ka prioritet transferimin e Milot Rashicës – detaje nga oferta e arritur te Besiktasi
20:48 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?