Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka vizituar veriun e Mitrovicës.
Këtë e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Në profilin e tij në Facebook, Kurti ka publikuar një video derisa ka shkruar se policëve në veri u ka dërguar bakllava dhe ëmbëlsira për Festën e Bajramit.
“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën ‘Belvedere'”, ka shkruar ai në Facebook.


