KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Krijimi i një ‘Donbasi të vogël’ në mes të Evropës është rrezik real
Politikë

Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Krijimi i një ‘Donbasi të vogël’ në mes të Evropës është rrezik real

Kosova News
Kosova News 22:31 -27/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur edhe njëherë se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet sa më parë, pasi siç ka thënë ai, perspektiva e krijimit të një “Donbasi të vogël” në mes të Evropës është një rrezik real.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Holandë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrat e Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë si dhe me presidentët rumun, polak e lituanez, Rama tha se duhet të bëhet gjithçka për të sjellë dialogun Kosovë-Serbi në nivelin më të lartë.

Ai theksoi rëndësinë e KFOR-it, si një garanci për sigurinë për shkak të një përshkallëzimi të mëtutjeshëm, derisa u shpreh se dëshiron të shoh tek arrin sukses dialogu i BE-së.

Rama është ndalur tek deklarata për shmangien e një “Donbasi të dytë në Ballkan”.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se kërcënimi është real ndaj duhet vepruar sa më shpejt për të “mos lejuar këtë spirale absurditeti që të hedhë poshtë atë që kemi ndërtuar deri tani me ndihmën e BE-së”.

“Perspektiva e krijimit të një Donbasit të vogël në mes të Evropës për shkak të një përshkallëzimi është një rrezik real dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të sjell dialogun në nivelin më të lartë, me mbështetjen e SHBA-së, dhe që të sigurohemi se KFOR-i do të jetë aty për të garantuar sigurinë për shkak të një përshkallëzimi të mëtutjeshëm. Të gjithë e kuptojnë që është koha për të vepruar dhe të mos lëmë asnjë mundësi që të hidhet poshtë ajo çfarë kemi ndërtuar”, tha Rama derisa shtoi se një përshkallëzim i mëtutjeshëm do të sillte pasoja katastrofike.

Kryeministri tha se dialogu duhet të vazhdojë ndërsa shtoi se “ne nuk duam të shohim një thyerje të Ballkanit Perëndimor”.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

Kosova News 27/06/2023 27/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër
13:51 -19/06/2026
VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit
13:40 -19/06/2026
KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin
13:14 -19/06/2026
Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe
13:08 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?