KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Po kontaktojmë me ndërkombëtarët për të gjetur zgjidhje në veri
Politikë

Osmani: Po kontaktojmë me ndërkombëtarët për të gjetur zgjidhje në veri

KosovaNewss
KosovaNewss 20:05 -27/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Krerë dhe përfaqësues të 13 shteteve të Evropës Juglindore janë mbledhur në Podgoricë, në Samitin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Në këtë samit mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila foli edhe për situatën në veri të Kosovës, shtensionimin e situatës e zgjedhjet e parakohshme e të mundshme në katër komunat në veri të vendit.

Në intervistë për RTK-në nga Podgorica, presidentja Osmani deklaroi se sa i përket situatës në veri të Republikës është me rëndësi që Kosova ta gjejë zgjidhjen bashkë me aletatët e saj.

Duke rikujtuar se kjo krizë është shkaktuar nga Serbia, Osmani tha se Kosova është në të drejtën e saj, në kontekst të sudimit të ligjit e sovranitetit.

Duke folur për zgjedhjet e reja në komunat në veri, ajo tha se ligji parasheh disa situata për zgjedhjet e parakohshme, e që një prej tyre, sipas saj, është më e mira sepse siguron edhe pjesëmarrjen e serbëve që jetojnë në ato komuna.

“Kjo ka të bëjë me nënshkrimin e një peticioni nga 20 % e votuesve nga secila prej këtyre komunave. Mendoj se nëpërmjet kësaj, krijohet detyrim ligjor për institucionet, por edhe ne po tregojmë vullnet politik për një gjë të tillë”, tha presidentja Osmani për RTK-në.

Sipas saj, kjo hapë rrugën për pjesëmarrjen demokratike të qytetarëve serbë në zgjehdje  dhe për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

“Këtë e shoh si çështjen më urgjente dhe njëkohëshsit të vazhdojnë përpjeket e Policisë së Kosovës për sundim të ligjit në veri e në veçanti për ndëshkimin e  personave që morën pjesë në dhunë ndaj KFOR-it, policëve e gazetarëve”.

Duke folur për masat e mundshme ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, në rast të mos shtensionimit të situatës në veri, presidentja Osmani tha se është duke u punuar në evitimin e masave të tilla.

“Kontaktet tona janë të vazhdueshme e të përditshme me BE e SHBA dhe përderisa të gjithë, ne, BE e SHBA e kemi një synim strategjik të përbashkët, që është Kosova sovrane, e pavarur në kufijtë aktualë dhe e integruar në strukturat atlantike, asgjë nuk duhet të na pengojë që këto dallime të momentit t’i kalojmë sa më parë”.

Teksa foli për samitin në të cilin po merr pjesë e që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi, presidentja Osmani u shpreh se një iniciativë e tillë ekziston që nga viti 1996 dhe përfshinë 13 shtete të Evropës Juglindore.

“Qëllimi është të flasim për hapat që vendet tona të përafrohën me BE-në. Procesi i integrimit evropian është prej temave kryesore, pastaj tema e dytë ishte siguria, pasi ka kohë që e gjithë arkitektura e sigurisë së Evropës është nën sulm për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës”, tha ajo.

“Por edhe rajoni ynë preket nga ndikimi malinj rus përmes Serbisë dhe këto ishin disa nga temat që i kam shtruar unë dhe shumë folës”, tha Osmani, duke shtuar se edhe pjesë e diskutimeve ishte edhe zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi rajonal.

“Në emër të Republikës së Kosovës, përvec akspekteve pozitive të bashkëpunimit rajonal që na con drejt integrimit evropian, nëpërmjet iniciativave si kjo, por edhe Procesi i Berlimit, natyrisht se kam folur edhe për sfidat e fundit të sigurisë që janë duke u shkaktuar nga Serbia e cila ka shkaktuar akt agresioni ndaj Kosovës,shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial dhe po ashtu edhe shkelje të Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake që e ka me NATO-n”.

Presidentja Osmani deklaroi se asnjë nga këto veprime nuk kontribuojnë në fqinjësi të mirë.

“Përkundrazi, rrezikojnë përpjekjet edhe të BE-së edhe aleatëve tanë në SHBA për paqe e stabilitet dhe anëtarësim në strukturat euro-atlantike”.

Gjithashtu lexoni:

Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

KosovaNewss 27/06/2023 27/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

S’ka kuorum, dështon sërish mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
10:29 -07/08/2026
Nafta sot 1.66 euro, benzina 1.42 euro për litër
10:22 -07/08/2026
Bie çmimi i derivateve për sot
09:55 -07/08/2026
Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, katër persona të lënduar
09:53 -07/08/2026
Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit
09:50 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?