20 ditë pasi partitë në opozitë në Prishtinë morën shumicën në asamble, dhe shkarkuan aksionarët e ndërmarrjeve publike, gjithçka është përmbysur të martën.
Dy partitë në pushtet, LDK-ja e PDK-ja, kanë siguruar 27 vota për ta shkarkuar kryeasamblistin Fehmi Kupina, që në seancën e fundit nga pushteti kaloi në i pavarur.
Ndërsa, vendimin e parë pas shkarkimin e Kupinës, asamblistët e pushtetit e bënë votimin e shkarkimit të Komisionit të Aksionarëve të ndërmarrjeve publike komunale, që u emëruan më 8 qershor.


