Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike sot në kryeqytet ka arrestuar një person nën dyshimin se ka falsifikuar dokumentet dhe përmes kësaj ka mashtruar një bankë.
Sipas burimeve të KosovaNews personi tashmë i arrestuar nga policia kishte falsifikuar dokumentet dhe kishte arritur ta mashtrojë “Raiffeisen Bank” ku përmes kësaj banke kishte blerë veturë prej 70 mijë euro.
Menjëherë pas lajmërimit të rastit nga banka në fjalë Policia e Kosovës ishte vënë në veprim dhe pas një hetimi disa javorë kishte arritur ta identifikoj personin dhe sot e ka arrestuar.
Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe veturën në vlerën prej 70 mijë euro e cila i është rikthyer bankës. Me urdhër të prokurorit i arrestuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.


