Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë.
Sipas raportit të Policisë është vjedhur arka e postës e cila gjendet brenda këtij objekti.
“Është raportuar se në Qendrën e Regjistrimit Civil është kryer një vjedhje nga arka e postës e cila gjendet brenda objektit. Nga arka dyshohet se janë vjedhur para të gatshme, pulla postare dhe SIM kartela. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë.


