Luka Modric ka vazhduar kontratën me Real Madridin edhe për një vit.
Klubi i La Ligës ka njoftuar të hënën se futbollisti kroat do të qëndrojë me klubin spanjollë të paktën deri në fund të qershorit 2024.
“Real Madrid dhe Luka Modric kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2024”, ka thënë Real Madrid përmes një komunikate.
Modric, i cili iu bashkua Real Madridit nga Tottenham në vitin 2012 dhe i cili ka fituar pesë herë Champions Leaguen si dhe tre tituj të La Ligës, në verë do të përfundonte kontratën dhe kështu mund të largohej si lojtar i lirë.


