KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Periudha – Epoka Boshtore: Koha kur në Tokë ecën mendjet më të mëdha të njerëzimit
Kuriozitete

Periudha – Epoka Boshtore: Koha kur në Tokë ecën mendjet më të mëdha të njerëzimit

Kosova News
Kosova News 15:27 -25/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përgjatë historisë ka momente të veçanta kur vërehet një “lumë gjenialiteti”. Mendoni pak se si brenda një shekulli, bota njohu Dekartin, Lajbnicin dhe Njutonin, për të mos përmendur Shekspirin, Miltonin dhe Bahun.

Ose mendoni se si brenda një brezi, dikush mund të kishte takuar hipotetikisht Bismarkun, Mbretëreshën Viktoria, Mari Kyrinë dhe Tomas Edisonin. Por e gjitha kjo nuk ka të krahasuar me atë që filozofi gjerman Karl Jaspers e quajti “Epoka Boshtore”.

Pikërisht atje gjejmë vetë origjinën e arsyes pse mendojmë ashtu siç mendojmë sot. Njerëzit modernë kanë ekzistuar prej rreth 250.000 vjetësh, dhe ne kemi jetuar në shoqëri komplekse prej të paktën 6.000 vjetësh. Më pas, brenda një harku prej vetëm 6 shekujsh, pati një shpërthim të madh të mendimit.

Gjatë viteve 800 deri në 200 Para Erës Sonë, të gjitha qytetërimet kryesore prodhuan njerëz të jashtëzakonshëm me ide të jashtëzakonshme. Në Greqi, pamë njerëz si Sokrati, Arkimedi, Hipokrati, Platoni dhe Aristoteli. Në Lindjen e Mesme, profetë hebrenj si Isia dhe Ezekieli, si dhe Zoroaster0i në Persi.

- Reklamë -

Në Indi, shfaqet Buda dhe vepra e njohur hindu Upanishads. Ndërsa në Kinë, konfucianizmi dhe daoizmi, bashkë me të famshmin Sun Tzu. Epoka Boshtore na dha idenë se disa gjëra në jetë, janë pafundësisht më të rëndësishme sesa shqetësimet e parëndësishme të kësaj bote.

Ndaj Jaspers e quajti atë “Epoka Boshtore”, ku një bosht do të thotë thjesht një “vijë ndarëse”. Pra kishte kohë më parë, dhe ishte epoka që erdhi më pas. Parë nga afër, këta mendimtarë mund të duken po aq të ndryshëm sa shkumësi me djathin.

E çfarë mund të kenë të përbashkët “Dao” e Lao Tzu dhe “Eudaimonia” e Aristotelit? Por për Jaspers, kur i analizon më nga afër dhe i sheh këta mendimtarë si një e tërë, del se kanë shumë të përbashkëta. Kryesorja është lëvizja drejt asaj që quhet “universalizëm”. Të vërtetat universale, feja universale dhe morali universal.

Është ideja se në këtë botë ka disa vlera dhe rregulla që duhet të zbatohen për të gjithë, kudo, dhe pavarësisht nga rrethanat. Pse ishte e nevojshme një periudhë shumë specifike 600-vjeçare që të lindte Epoka Boshtore? Për ta shpjeguar këtë na ndihmon historia.

Epoka Boshtore ishte një periudhë ku perandoritë u zgjeruan për t’u bërë të mëdha, si për nga territori ashtu edhe popullsia. Pra ishte koha e perandorive Persiane dhe Kartagjenase, e Republikës Romake dhe e Dinastisë Zhou. Kjo do të thotë se kanë ndodhur disa gjëra të rëndësishme.

Së pari, filluan të formohen qytete të mëdha, plot me njerëz dhe ide nga rajone të gjera. Ato u bënë vendet ku mund të bashkëpunonin, debatonin dhe shkruanin gjëra të mahnitshme mendimtarët e mëdhenj. Është një e vërtetë e vërejtur vazhdimisht gjatë historisë, se kur bashkohen kulturat, ideologjitë dhe popujt, hidhen hapa të mëdhenj përpara.

Së dyti, mbretërit nuk ishin më thjesht mbretër. Përpara Epokës Boshtore, dikur një sundimtar, madje edhe një fe, kufizohej në një zonë të vogël. Një mbret do të kishte vetëm një pretendim për territorin e tij të veçantë. Zotat grekë, madje edhe Zeusi i plotfuqishëm, ishin të pafuqishëm në Kashmir. Por kjo ndryshoi me zgjerimin e perandorive. Tani mbretër si Aleksandri i Maqedonisë dhe Kiri i Persisë, pretendonin të vendosnin kontrollin e tyre mbi gjithë botën.

Së treti, kur perandoritë botërore u bënë shumë të fuqishme, njerëzit u ndjenë të pafuqishëm dhe të parëndësishëm. Morali dhe rregullat e gjeneratave të mëparshme, u zëvendësuan nga një dekadencë e re urbane. Nuk kishte më vlera për të jetuar. Dhe kështu, ideologjia dhe idetë u bënë të fuqishme në vetvete, shkruan “Big Think” dhe transmeton KosovaNews.

Ato ishin armët dhe mjetet me të cilat njerëzit mund të zmbrapsnin perandorë dhe ushtritë e tyre. Për këto arsye, ne shohim se disa tema të përbashkëta që dalin nga Epoka Boshtore.

Për shembull, në Teorinë e Formave të Platonit, Katër të Vërtetat Fisnike të Budës dhe monoteizmin e Isaias, ne shohim një vizion të idealeve transhendente, të cilat janë vendosur kundër përpjekjeve imorale dhe të kota të botës materiale.

Epoka Boshtore ishte momenti kur “E vërteta” u shfaq për të qëndruar mbi çdo “të vërtetë” tjetër të kësaj bote që mund të promovonte një sundimtar. Sot, ne jemi trashëgimtarët e Epokës Boshtore. Ajo bazohet tek ideja se sado i fuqishëm të jetë një person apo shtet, ka disa vlera apo norma, të cilat nuk mund të shkelen.

Kjo është parë në të gjitha fetë kryesore botërore, dhe në Deklaratën e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Çdo revolucion apo lëvizje rezistence, nga Magna Carta tek Marksi, bashkohet nga besimi i kësaj epoke se disa gjëra kanë më shumë rëndësi sesa vetëm autoriteti. Për më tepër, Epoka Boshtore na dha idenë se disa gjëra në jetë, janë pafundësisht më të rëndësishme se sa shqetësimet e parëndësishme të kësaj bote. Ashtu si filozofia.

Gjithashtu lexoni:

Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët

FOTOGALERI/ Misioni spektakolar i Artemis II në Hënë, nga lëshimi deri te zbritja në Tokë

Astronautët e Artemis II kapin moment historik – Toka rishfaqet pas Hënës

“Artemis II”, pasdite mbërrin në Hënë/ Misioni kalon në anën e errët të satelitit, ndërpritet komunikimi me Tokën

Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje

Kosova News 25/06/2023 25/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë
12:27 -06/06/2026
Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²
11:57 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?