KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AAK-ja kërkon sërish nga Kurti që të reflektojë karshi kërkesave për deeskalim të situatës në veri
Politikë

AAK-ja kërkon sërish nga Kurti që të reflektojë karshi kërkesave për deeskalim të situatës në veri

KosovaNewss
KosovaNewss 10:41 -25/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po i kërkon kryeministrit Albin Kurti të reflektojë karshi kërkesave ndërkombëtare për deeskalimin e situatës në veri.

Sipas AAK-së, gjendja e krijuar atje është në favor të Serbisë, andaj, porosisin kreun qeveritar të lëvizë përpara, siç thonë për t’i riparuar të gjitha dëmet që ia ka shkaktuar Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Nënkryetarja e AAK-së, njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë për KosvoaPress, se Kosova ka ngecur në procesin e integrimit evropian dhe mekanizmave ndërkombëtare, “si pasojë e popullizmave të kryeministrit Albin Kurti”.

“Kjo gjendje momentale nuk i konvenon Kosovës. Kosova duhet të lëvizë në procesin e integrimit evropian dhe mekanizmave ndërkombëtare, të lëvizë në agjendën euroatlantike. Ky pozicion i konvenon vetëm Serbisë dhe jo Kosovës. Andaj, z. Kurti duhet të reflektojë konform situatës së krijuar dhe duhet të mundohet t’i riparojë të gjitha këto dëme që ia ka shkaktuar Kosovës”, thotë Kadrijaj.

Duke folur për takimet e së enjtes në Bruksel të kryeministrit Kurti me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, ajo thotë se Kurti duhet të gjejë një zgjidhje për situatën në veri, derisa nënvizon se po ashtu duhet të zbatohen në tërësi marrëveshjet e dakorduar në Bruksel dhe Ohër.

“Qeverisja nuk është luks, por është edhe përgjegjësi. Z. Kurti në bazë të asaj ka marrë edhe përgjegjësi me udhëheq me shtetin dhe nuk duhet të merret me popullizma dhe eskavacione të tilla që po i bënë ai. Duhet me qenë një lider, i cili punon në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve, pasi në këtë formë nuk po i ndihmon procesit. E ka pranuar një marrëveshje dhe është zotuar se do ta zbatojë atë marrëveshje karshi takimeve që ka pasur në Bruksel dhe Ohër. Tash duhet të veprojë në këtë formë. Edhe ne kemi pas shqetësimin se a po respektohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës, po ashtu, Kushtetuta dhe ligjet, por ne kemi pa se edhe aleatët tanë janë deklaruar se me zbatimin e kësaj marrëveshje, do të ruhet sovraniteti dhe integriteti, ku nuk do të ketë pushtet të tretë dhe që do të respektohet Kushtetuta. Këto janë garancitë dhe ajo që kërkojmë nga kjo qeveri është një transparencë me qytetarët, mediat dhe Kuvendin”, shton ajo.

Nënkryetarja e AAK-së shprehet e shqetësuar me pasojat që mund t’i marrë Kosova për shkak të mos deeskalimit të situatës në veri.

“Është hera e parë që Kosova po merr vërejtje dhe sanksione nga Bashkimi Evropian, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përjashtimi nga ‘Defender Europe 2023’ është një krizë mes raporteve të Kosovës me ShBA-në. Më vjen keq që ata ushtarë të Kosovës janë ushtruar me muaj të tërë për të qenë pjesë e kësaj stërvitje. Me përfundimin e këtij trajnimi një pjesë e madhe e ushtarëve ishin certifikuar dhe ne si Kosovë do të ishim më afër NATO-s, sesa jemi tash. Përjashtimi është një ngjarje e rëndë, pastaj sanksionet që i kemi nga BE-ja, që nuk do të ketë asnjë takim përpos takimeve që do të diskutohet për deeskalimin e situatës. Po ashtu, edhe ato që po priten të merren, Kosovën nuk e vendosin në një pozitë të favorshme. Izolimi i Kosovës qëllimisht nga zotëri Kurti dhe partia e tij nuk i konvenon Kosovës dhe popullit të saj”, thekson Kadrijaj.

Krahas kësaj, ajo kërkon angazhim më të madh të institucioneve vendore që në bashkërendim me aleatët ndërkombëtarë të kërkojnë lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe.

Kadrijaj për KosovaPress ka folur edhe për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, me ç’rast thotë se po punojnë intensivisht për sigurimin e 61 deputetëve për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Opozita kërkon gjithmonë shkarkimin e Qeverisë. Është e drejt legjitime që ekzekutivi karshi proceseve të ballafaqohet me realitetin e krijuar. Nëse e shohim në dy vjet të Qeverisë Kurti, Kosova s’ka asnjë të arritur në asnjë sektorë, përkundrazi kemi kthim prapa me veprime të matura të kësaj qeverie. Krahas kësaj ne kemi kërkuar që z. Kurti sa më shpejt të shkojë në shtëpi, është më mirë për atë dhe qytetarët e Kosovës. Mocioni, e dini se kërkohen 61 vota, nuk është se veç e kemi thënë dhe nuk kemi punuar në atë drejtim. Por, si opozitë nuk i kemi 61 vota për shkarkimin e kësaj qeverie, prandaj po punohet në atë drejtim që të sigurohen 61 vota dhe në momentin kur të sigurojmë, do të procedohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti”, tha Kadrijaj.

Gjithashtu lexoni:

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës

KosovaNewss 25/06/2023 25/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?