Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pësuar një aksident me veturë gjatë vizitës së sotme në terren, shkruan KosovaNews.
Kështu bëri të ditur vetë ai përmes një postimi. Peci tha se vetura në të cilën ishte, u godit nga një veturë tjetër dhe si pasojë pësoi lëndime të lehta.
“Gjatë vizitave në terren sot vetura në të cilën ishim, u godit nga një veturë tjetër ku për shkak të kësaj, pësuam lëndime të lehta por pa pasoja serioze. Ju falenderoj të gjithëve që keni shprehur shqetësim e kujdes ndaj meje dhe shoqëruesit tim”, shkroi ai në Facebook.


