KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti i reagon Borrellit: Ushtrimet e FSK-së janë rutinë, KFOR-i ishte i informuar, pretendimet e rreme ndezin tensionin
Politikë

Kurti i reagon Borrellit: Ushtrimet e FSK-së janë rutinë, KFOR-i ishte i informuar, pretendimet e rreme ndezin tensionin

KosovaNewss
KosovaNewss 22:28 -23/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme, Josep Borrell i ka konsideruar si “jashtë juridiksionit” arrestimet e serbëve të dyshuar për sulmimin e KFOR-it dhe gazetarëve në veri.

Për Borrellin “jashtë juridiksionit” ishin edhe ushtrimet e sotme të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.

“Shumë i alarmuar rreth situatës në veri të Kosovës: Arrestime jashtë juridiksionit të serbëve të Kosovës dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut; pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë. Pavarësisht takimit të krizës dje, eskalimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”, tha Borrell.

Kësaj deklarate i ka reaguar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin kurti, i cili ka thënë se ushtrimet e FSK-së ishin rutinë, ushtrime këto për të cilat ishte në dijeni edhe KFOR-i.

Kryeministri shtoi se i arrestuari i sotëm ishte i dyshuar për sulmin e 29 majit ndaj KFOR-it në Zveçan.

Tutje kryeministri bëri thirrje që të mos përhapet panik dhe pretendime të rreme.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Stërvitjet e sotme nga Regjimenti III i FSK-së në Mitrovicën e Jugut janë një aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar. Regjimenti përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni “Minatori” në Frashër dhe ktheheshin. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm.

Bazuar në provat e shumta dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës dhe të drejtat e procesit të rregullt ligjor, Policia ka arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan më 29 maj. Si kryeministër i një shteti demokratik nuk kam asnjë përfshirje në hetimet dhe arrestimet e kriminelëve.

Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t’i përshkallëzojnë ato. Një thirrje për të gjithë: ju lutemi konfirmoni burimet tuaja dhe prisni informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve ose parashikimin e ngjarjeve.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë

Veliu: Përgjegjësia për dështimin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit bie mbi Abdixhikun dhe Osmanin

KosovaNewss 23/06/2023 23/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve
11:44 -19/06/2026
Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata
11:28 -19/06/2026
Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare
11:18 -19/06/2026
Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve
11:02 -19/06/2026
I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje
10:38 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?