KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtimi i rasteve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë del me njoftim të ri
Shëndetësi

Shtimi i rasteve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë del me njoftim të ri

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 10:31 -08/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pasi që Kosova këtyre ditëve të fundit ka shënuar një shtim të rasteve të reja me COVID-19, ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi ka zhvilluar takim me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe trupin këshillëdhënës lidhur me COVID-19, me qëllim të mobilizimit sa më të mirë të institucioneve shëndetësore për t’u ballafaquar me çfarëdo situate epidemiologjike si pasojë e rritjes së rasteve.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, Ministri Latifi u bën thirrje qytetarëve që të rrisin kujdesin, të zbatojnë masat në fuqi kundër COVID-19, të përditësuara së fundi më 30 prill 2022 dhe t’u përgjigjen thirrjeve për vaksinim kundër COVID-19, duke përfshirë edhe marrjen e dozës së katërt, që është lejuar për personat mbi 60 vjeç, të cilat e kanë marrë dozën e tretë së paku katër muaj më parë.

“Në veçanti, i bëhet thirrje kësaj grup-moshe dhe personave me imunitet të komprometuar, që të shmangin qëndrimet në ambiente ku ka grumbullim të njerëzve, përderisa rekomandohet bartja  e maskës në ambiente të mbyllura dhe vaksinimi për grup-moshat e lejuara që të vaksinohen”, thuhet në një njoftim të Ministrisë.

Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, u bëhet thirrje të gjitha institucioneve publike dhe private, veprimtarive ekonomike, në veçanti sektorit të gastronomisë, sektorëve të kulturës, sportit si dhe të gjitha veprimtarive të tjera, që të zbatojnë masat në fuqi.

“Të zbatohen masat në fuqi që të punësuarve, klientëve dhe pjesëmarrësve në aktivitete dhe veprimtari përkatëse, t’u kërkohet dëshmia e marrjes së dy dozave të vaksinës kundër COVID-19, përveç personave nën moshën 16 vjeç dhe personave të liruar nga vaksinimi sipas kundër-indikacioneve për vaksinim me dëshmi të mjekut”.

Institucioneve mbikëqyrëse ndërkaq u kërkohet që të mbikëqyrin zbatimin e masave në fuqi dhe të rrisin aktivitetet e tyre.

Si pasojë e rritjes së rasteve të COVID-19, ka filluar të rritet edhe ngarkesa spitalore, prandaj Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me tre nivelet e kujdesit shëndetësor do të rris nivelin e mobilizimit dhe fuqizimit të kapaciteteve për t’iu përgjigjur kësaj situate.

Gjithashtu, do të fuqizohet edhe bashkëpunimi me komunat dhe shtabet emergjente komunale.

Ministria e Shëndetësisë, sipas masave në fuqi, u rekomandon qytetarëve bartjen e maskave mbrojtëse në hapësira të brendshme si dhe vaksinimin me dozat e vaksinës sipas grup-moshave të lejuara për vaksinim.

Ndryshimi eventual i masave në fuqi, do të mund të bëhet sipas rekomandimeve të institucioneve relevante dhe ekspertëve, në varësi të situatës epidemiologjike dhe projeksioneve rreth zhvillimit të saj./KosovaNeës/

Gjithashtu lexoni:

Sot përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet, dhe të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim

Gjermania vazhdon qëndrimin në KFOR: Ka ende potencial për konflikt dhe përshkallëzim

Kurti për shtesat e lehonave: Në të kaluarën s’merrnin asnjë cent

Murati: Vetëm VV kundër Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit

TAGGED: masat, Ministria e Shendetesise, Vaksina
Kreshnik Llabjani 08/07/2022 08/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
65%
1 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
31 °C
Mon
33 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Pas armëpushimit Izrael-Iran, Erdogan pret angazhim të ngjashëm në Gaza dhe Ukrainë
10:56 -27/06/2025
Meteorologët sllovenë paralajmërojnë një stuhi të fortë
10:50 -27/06/2025
Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet, dhe të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim
10:46 -27/06/2025
Dehari: Kuvendi është përgjegjësi e të gjithëve, porosia e kushtetueses ishte të arrihet një marrëveshje
10:39 -27/06/2025
Konjufca: Aktgjykimi i Kushtetueses na dha të drejtë
10:37 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?