KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përplasjet në LDK, Veliu tregon pse e gjuajti me ujë Gashin: Jo për ta flladitur as për t’ia pastruar fytyrën, por…
Politikë

Përplasjet në LDK, Veliu tregon pse e gjuajti me ujë Gashin: Jo për ta flladitur as për t’ia pastruar fytyrën, por…

KosovaNewss
KosovaNewss 15:35 -22/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Për procesin zgjedhor brenda LDK-së në Llap është deklaruar sot me një postim të gjatë ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu.

Ky i fundit, tha se Kuvendi Zgjedhor atje, ishte “farsë zgjedhore” e dirigjuar nga kryetari i degës, Ekrem Hyseni.

“Kuvendi Zgjedhor i Degës nisi me shkelje të Rregullores së punës, sepse s’kishte si të ndodhte ndryshe. Për shkeljen e fundit të Rregullores, kryetari i deleguar nga Lumiri, kishte përkrahjen edhe të shumicës së delegatëve, që ishin ulur aty. E shumica ishte deleguar nga takime “zgjedhore” të mbajtura nëpër kafehane e strehë objektesh”, shkroi Veliu.

Në lidhje me konfliktin me kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi, Veliu ka thënë se i ka hedhur ujë atij, siç thotë ai, për t’ia bërë me dije opinionit rolin e tij në manipulimin e procesit zgjedhor.

Incident ndërmjet zyrtarëve të LDK-së, Veliu e gjuan Gashin me ujë

Statusi i plotë i Agim Veliut:

Një proces zgjedhor brenda Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Degën e Podujevës ka kulmuar me Kuvendin Zgjedhor, ku u konfirmua e gjithë farsa zgjedhore e dirigjuar nga kryetari i degës dhe disa argatë të tij.

Kuvendi Zgjedhor i Degës nisi me shkelje të Rregullores së punës, sepse s’kishte si të ndodhte ndryshe. Për shkeljen e fundit të Rregullores, kryetari i deleguar nga Lumiri, kishte përkrahjen edhe të shumicës së delegatëve, që ishin ulur aty. E shumica ishte deleguar nga takime “zgjedhore” të mbajtura nëpër kafehane e strehë objektesh.

U deleguan nga tubime “zgjedhore të nëndegëve” të thirrura edhe nga militantë të partive të tjera, pa dijeninë e kryetarëve të nëndegëve të LDK-së.

Rëndësi kishte që argatët e kryetarit të Lumirit, me miratimin e kumbarës Xhafer Gashi, të mbushnin procesverbalet dhe të mblidhnin nënshkrimet e duhura që “doku” të sigurojë numrat.

Aspak i habitur me veprimet e Lumirit dhe kryeargatit të tij në Llap. Por, pak i befasuar me misionin e ish-luftëtarit të UÇK-së që të bëhet kumbar i vrasjes së demokracisë në Llap, duke i kontribuar përligjjes së manipulimit të procesit zgjedhor

Duke qenë pjesë e Kuvendit Zgjedhor, nuk munda e të mos dal në foltore që t’ua numëroj të gjitha parregullsitë, shkeljet, improvizimet dhe manipulimet e procesit zgjedhor, pjesë e të cilave ishin shumica që ishin në atë sallë, bashkë me miratuesin Xhafer Gashi.

Pas përfundimit të fjalës kam lëshuar sallën dhe në dalje kam bërë një veprim politik simbolik, duke i hedhur pak ujë Xhaferit, por jo për ta flladitur nga zhegitja siç ka thënë ai, as për t’ia pastruar fytyrën, por për t’ia bërë me dije atij dhe opinionit për rolin dhe hisen e tij në manipulimin e krejt procesit zgjedhor.

Prandaj, të kota janë përpjekjet e tij hipokrite që të mashtrojë opinionin sikur gjithçka ishte në rregull.

Xhafer, siç e di ti, i di edhe anëtarësia e çdo nëndege të gjitha manipulimet që i keni bërë. Lavdata mund të marrësh vetëm nga Lumiri dhe dora e zgjatur e tij në Podujevë.

Një ditë më vonë i kryemanipulatori i akomoduar në krye të partisë, paska mbledhur në kabinet argatët e tij të ngarkuar me misionin për ta defaktorizuar LDK-në në Llap, për ta festuar hapin e dytë drejt dërgimit të partisë në humnerë.

Kreu i manipulimeve paska thënë se Llapi po kthehet si bastion burimor i Lidhjes.

E paska thënë një të vërtetë të madhe për bastionin, por Llapi nuk po rikthehet në bastion të LDK-së. Në platformën shkatërruese të LDK-së dhe gjithçka që lidhet me Rugovizmin dhe vlerat e mirëfillta, Lumiri e kishte Llapin në krye të agjendës së tij.

Pra qëllimi është që Llapin ta bëjë bastion të Lidhjes së të keqes, Lidhjes së manipulatorëve e argatëve të djallit.

Për realizimin e projektit anti-LDK e anti-rugovizëm Lumirit nuk i mjaftuan disa bashkëmendimtarë, që i gjeti brenda shtëpisë së madhe të LDK-së, por iu desh të importojë edhe disa xhafera.

Lumir, ti dhe xhaferat e tu, të martën e 21 qershorit jeni ekzaltuar, duke dashur të kremtoni fundin LDK-së në Llap. Por, llogaritë i keni shumë të gabuara.

Po ju siguroj se misioni juaj është i dështuar.

Lidhja Demokratike dhe Rugovizmi i kanë rrënjët e thella në Llap.

Gjithashtu lexoni:

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

KosovaNewss 22/06/2023 22/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?