KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe opozita kosovare deklarohet sot se rrëmbimi i policëve është akt agresioni i Serbisë
Politikë

Edhe opozita kosovare deklarohet sot se rrëmbimi i policëve është akt agresioni i Serbisë

Kosova News
Kosova News 11:19 -22/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka thënë të enjten gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës se arrestimi i tre zyrtarëve të Policisë ishte akt agresioni i Serbisë.

Ai në fjalën e tij në seancë ka kritikuar ata që i quajtën tradhtarë policët që u kidnapuan nga Serbia.

Ka shtuar se njësitet kufitare veprojnë me numër të vogël dhe janë të armatosur lehtë, duke theksuar se janë të dizajnuar për të parandaluar kontrabandimin me mallra.

“Për këto raste supozohet që policët të jenë me shëndet të mirë dhe fizikisht të përgatitur. Policët kufitarë mund të përballen me grupe të vogla kriminale por assesi me formacione ushtarake e njësi elitare. Si është e mundur në një situatë të tillë të tensionuar në veri të vazhdohet më të njëjtat veprime të Policisë aq më shumë me policë të shtyrë në moshë dhe me probleme shëndetësore. A e ka ditur kryeministri këtë situatë, a ka qenë i njoftuar nga ministri Sveçla? Nëse po kjo e bën atë drejtpërdrejt përgjegjës. Zoti kryeministër u ka borxh një shpjegim të arsyeshëm policëve qytetarëve dhe neve”, ka thënë ai.

Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blerta Deliu – Kodra në seancën e së enjtes ka ripërsëritur thirrjen e partisë së saj për lirimin e tre policëve të rrëmbyet nga forcat e Serbisë.

“8 ditë më parë njësitet speciale të Serbisë rrëmbyen tre zyrtarë policorë. Serbia sikur në raste të tjera bëri shkelje flagrante të sovranitetit të Kosovës. Sot 8 ditë pas policët tanë po mbahen në paraburgim me akuza të pabaza. Thirrja jonë mbetet e njëjtë lirimi i tyre i pakusht. Thirrje të tilla kanë bërë edhe aleatët ndërkombëtarë”, ka theksuar Deliu – Kodra, në deklarimin jashtë rendit të ditës.

Por ajo është shprehur e shqetësuar për siç ka thënë, qasjen e Qeverisë dhe të kryeministrit Albin Kurti ndaj ndërkombëtarëve.

“Mirëpo nëse në këtë pikë jemi të gjithë njëzëri, ne jemi të shqetësuar me bashkëpunimin e Qeverisë me partnerët ndërkombëtarë. Si rezultat i qasjes së Albin Kurtit kemi më pak sovranitet rend e ligj në veri. Shumica e popullit të Kosovës që kanë votuar për partinë në pushtet asnjëherë nuk kanë votuar për cenim të raporteve me aleatët tanë. I bëjmë thirrje kryeministrit t’i kërkojë falje publike sekretarit Antony Blinken. Është e domosdoshme kërkimfalja për aq kohë sa është kryeministër i Kosovës”, ka theksuar Deliu-Kodra.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, në deklarimin jashtë rendit të ditës, ka thënë se Kosova po përparon në të gjitha raportet ndërkombëtare në lirinë e shprehjes dhe fjalës së lirë.

Ai u shpreh se ata që kanë sulmuar gazetarët në veri të vendit, duhet të vihen para drejtësisë.

“Kemi shpresë të madhe që ata që tentojnë të sulmojnë gazetaret do të vihen para përgjegjësisë. Të gjithë jemi shokuar nga sulmet fizike nga bandat e kontrolluara nga presidenti i Serbisë. Si kryetar i komisionit për media e dënoj dhunën ndaj gazetarëve. Ne kemi pasur qasje me informacione të sakta dhe në kohë reale nga veriu falë gazetarëve”, ka thënë ai.

Haradinaj kërkon prapë mbështetje për mocionin dhe pyet PDK-në e LDK-në pse s’po e votojnë shkarkimin e Qeverisë Kurti
Seanca nisi me vonesë pas disa thirrjeve nga kryetari Konjufca: Nuk i takon kryetarit t’i pres deputetët

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht

Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

Kosova News 22/06/2023 22/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë
18:25 -15/06/2026
Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin
18:21 -15/06/2026
Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7
17:37 -15/06/2026
Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët
17:27 -15/06/2026
Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)
17:22 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?