Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se po mungon sekuencimi për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë, pa kushte.
Ai ka theksuar se sekuencimi, çfarë ka propozuar BE-ja, nuk mund të ketë më shumë se gjysmën të dedikuar për nenet 7 dhe 10 – që flasin për vetëmenaxhim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve.
“Kurse në këtë dialog unë jam i angazhuar por ajo çfarë po mungon është sekuencimi për zbatimin e plotë pa vonesa dhe pa kushte i marrëveshjes bazike dhe i aneksit të implementimit. Një sekuencim i cili do të ishte i balancuar dhe ferr e që praktikisht është krejt i ndryshëm prej atij çfarë ne na u pat ofruar me datën 26 prill. Pra jemi të përkushtuar, jemi konstruktiv, mirëpo nuk mundet që çfarëdo sekuencimi të ketë më shumë se gjysmën dedikuar neneve 7 dhe 10. Unë e kuptoj që nenet 7 dhe 10 janë nene të marrëveshjes bazike dhe unë jam i interesuar që t`i përfshijë patjetër në sekuencim por dedikimi atyre nuk mund të jetë me aso prioriteti dhe përmase”, ka thënë Kurti.


