Në Kosovë sot ka arritur një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s që është i drejtuar nga zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana.
Ata janë pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Delegacioni i lartë Këshillit të Aleancës Veri-Atlantike dka zbarkuar sot në Kosovë dhe do të vizitojë misionin e KFOR-it dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s.
Nënsekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mircea Geoana, do të drejtojë takimet në terren, njofton NATO.





