KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kontesti për vërtetim pronësie, paditësi kërkon mbi 55 mijë euro nga vëllai
Siguri

Kontesti për vërtetim pronësie, paditësi kërkon mbi 55 mijë euro nga vëllai

Kosova News
Kosova News 11:37 -14/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, paditësi M.S., ka bërë precizimin e kërkesëpadisë, ku tani po kërkon që vëllai i tij B.S., t’ia paguajë 59 mijë e 670 euro, në kontestin për vërtetimin e pronësisë.

Përfaqësuesi i paditësit M.S., avokati Naser Peci, ka deklaruar se e kanë pranuar raportin e vlerësimit plotësues të ekspertizës së ekspertit Hyzri Llabjani dhe se nuk kanë kërkesa për sqarim eventual të plotësimit.

“Mbas deklarimit të ekspertit, e bëjmë precizimin e padisë sipas parashtresës së 6 shkurtit 2020 dhe pas fjalës së shumës duhet të qëndrojë vlera 59 mijë e 670 euro, pjesa tjetër mbetet e pandryshuar”, shtoi avokati Peci.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i të paditurit B.S., avokati Ragip Zeneli, tha se konsideron që ekspertiza ka qenë e panevojshme, si dhe konstatimet në të, andaj të njëjtën e kundërshton si të pabazuar.

Kurse, eksperti Hyzri Llabjani deklaroi se qëndron pranë ekspertizës së hartuar me shkrim,

I padituri B.S., i cili është përfaqësuesi i ndërhyrësve në këtë procedurë K.M, M.S, B.S, M.M dhe V.G., e ka kundërshtuar kërkesën për kompensim të M.S dhe ndërhyrësit A.S, pasi që nuk është penguar parcelizimi dhe shitja e ngastrës 495-0 në kohën e shitjes.

Ai tha se atë parcelë janë ndërtuar 12 shtëpi që nga viti 2006 dhe blerësit deri tani nuk janë.

Në seancë, ishte prezent edhe ndërhyrësi tjetër A.S., i cili nuk ka shprehur vërejtje as në ekspertizë e as në vlerën e precizuar të kërkesëpadisë. Ai tha se pas dëgjimit të ekspertit vlerësues, me parashtresë të veçantë do të bëjë precizimin e kërkesëpadisë.

Gjykatësi Bujar Dobërdolani, përmes aktvendimit e ka detyruar të paditurin – kundërpaditësin dhe ndërhyrësit tjerë që të bëjnë parashtresë të veçantë për precizimin e kërkesëpadisë dhe atë në afat prej tre ditësh, , raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana, seanca e sotme ka përfunduar, ndërsa e radhës është caktuar më 20 korrik 2023.

Ndryshe, sipas padisë së 14 tetorit 2003, paditësi M.S ka paditur B.S (vëllanë e tij) dhe po kërkon vërtetimin e pronësisë, duke u bazuar në certifikatën mbi të Drejtat e Pronës së Paluajtshme i padituri evidentohet si pronar dhe i ngastrave kadastrale në vendin e quajtur “Vishe Sella” në sipërfaqe prej 10,046 m2 dhe të ngastrës kadastrale në sipërfaqe prej 23,090 m2.

Mirëpo, në padi thuhet se ngastrat kadastrale të lartcekura, nuk janë vetëm pronë e të paditurit, por janë pronë e përbashkët edhe e vëllezërve A. dhe B.S., pasi është krijuar me punën e përbashkët të katër vëllezërve, ndërsa përkundër kësaj i padituri nga këto dy ngastra i ka shitur 3000 m2 pa u konsultuar edhe me vëllezërit tjerë me qëllim të përfitimit personal.

Andaj, mbi këtë bazë paditësi kërkon nga gjykata që të aprovohet si e bazuar padia dhe kërkesëpadia e tij, po ashtu edhe të vërtetohet se paditësi në bazë të kontributit me punë dhe të siguruara derisa ka qenë në bashkësi familjare me të paditurin dhe vëllezërit tjerë ka të drejtën e pronësisë në pjesën prej ¼ të paluajtshmërive kontestuese dhe që të njëjtat të regjistrohen në emër të paditësit në Zyrën Kadastrale të Komunës së Obiliqit.

Po ashtu, paditësi përmes padisë kërkon edhe që të obligohet i padituri që t’ia paguajë të gjitha shpenzimet procedurale.

Gjithashtu lexoni:

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

Haxhiu nga Zubin Potoku: Mbetjet e gjetura janë me prejardhje njerëzore, të ruhet integriteti i hetimeve

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 14/06/2023 14/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë
16:07 -30/07/2026
Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara
15:10 -30/07/2026
Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit
14:41 -30/07/2026
Nis të hënën regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës
14:39 -30/07/2026
Stavri Bello: Prishtina 2030, shansi më i madh për sportin kosovar
14:15 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?