Një grua është grabitur dje nga një person në njërën nga rrugët e fshatit Llapushnik të Drenasit.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari ia ka marrë çantën në të cilën i ka pasur 2010 €, 80 funta dhe dokumentet personale.
Raporti i plotë i policisë:
Fsh. Llapushnik, Gllogoc 13.06.2023 – 14:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se përderisa ka qenë duke ecur në rrugë, një i dyshuar deri më tani i pa njohur ia ka marrë çantën.
Sipas viktimës në çantë i ka pasur 210 €, 80 funta dhe dokumentet personale.
Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastin, është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.


