Deputeti nga radhët e Lodhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, sot me mëngjes ka treguar mënyrën që sipas tij mund të arrihet një zgjidhje për veriun.
Ai ka thënë se vetëm në një situatë normale e pa presione mund të arrihet integrimi i veriut në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës.
Hoti, që një kohë ishte edhe kryeministër i vendit vlerëson se Kosova ka nevojë për normalitet politik dhe ekonomik në marrëdhënie me jashtë.
“Kosova ka nevojë për normalitet në politik, në ekonomi e në marrëdhënie me jashtë. Vetëm në një situatë normale e pa presione mund të arrihen marrëveshje të mira për integrimin e veriut në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës. Vetëm në një situatë normale mund të ketë zhvillim dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim. Çdo qasje tjetër është e dëmshme dhe e rrezikshme për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.



