Esat Muçolli dhe Dervish Maliqi nga Podujeva janë arrestuar nga Policia e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdare.
Lajmin për tëvë1 e ka konfirmuar Labinot Maliqi, vëllai i Dervish Maliqit (njëri nga të arrestuarit), teksa ka shtuar se nuk janë dhënë asnjë arsye për arrestimin e tyre.
Sipas tij, të dy të arrestuarit si zakonisht janë nisur për çështje pune pasi bëjnë bartjen e veturave me defekte në kuadër të autoservisit “Labi Center”.
Po ashtu gjatë ditës është arrestuar edhe një person tjetër në pikën kufitare në Merdare.
Kujtojmë se arrestime të tilla gjatë muajve të fundit janë shpeshtuar.


